Champions League/ Interi mposht Barcelonën, Atletiko zhgënjen ndaj Bryzhit

0

U luajtën sot ndeshjet e xhiros së tretë në Champions League, teksa si zakonisht, nuk munguan surprizat. Interi triumfoi ndaj Barcelonës, me rezultatin 1-0, duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikimit për më tej.

Një perlë e turkut Çalhanoglu, në fundin e pjesës së parë i dha fitoren e madhe italianëve.

Ndërkaq, klub Bryzhi ishte surpriza e mbrëmjes së sotme, duke mundur Atletikon në shtëpi, në grupin B. Në ndeshjen tjetër të grupit, Porto ja doli përballë Leverkusenit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në shtëpi.

Rezultat tenistik ishte fitorja 1-6 e Napolit në Holandë përballë Ajaxit. Për sa i përket grupit D, ndeshja e fundit në këtë grup mes Frankfurtit dhe Totenhemit u mbyll në një barazim pa gola.

Ja të gjitha rezultatet e mbrëmjes:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu