Champions League, Shakhtar tërbon Barcelonën, e mund në Champions! Dortmund fiton me Newcastle, Milan mund PSG

0

Champions League është në raundin e katërt për ndeshjet në grupe. Këtë të martë në program janë tetë sfida, teksa gjithçka nisi në orën 18:45. Dortmund fitoi 2-0 me Newcastle, ndërsa Shakhtar Donetsk befasoi 1-0 Barcelonën. Në 21:00 spikat dueli mes Milanit dhe PSG-së.

Në “Iduna Park”, Dortmundi fitoi 2-0 kundër Newcastle në grupin F të Champions League. Verdhezinjtë hapën ndeshjen që në minutën e 26-të me golin e Fullkrug, teksa në pjesën e dytë Brandt nuk i la mundësi miqve duke shënuar golin e dytë. Me shtatë pikë Dortmund merr për momentin kreun e grupit, duke lënë Newcastle me katër pikë në pozitën e tretë.

Në Hamburg, Shakhtar mundi 1-0 Barcelonën në grupin H të Ligës së Kampioneve. Megjithëse me yjet në fushë, katalanasit nuk mundën të dilnin me pikë duke bërë befasinë këtë mbrëmje dhe marrë disfatën e parë këtë edicion të këtij eventi. Ishte Sikan në minutën e 40-të që shënoi golin me vlerën e tri pikëve për ukrainasit. Barça me nëntë pikë vijon të jetë në krye të grupit, teksa Shakhtar me gjashtë pikë merr vendin e tretë.

Champions League – Raundi 4 – E martë:

Grupi E

21:00 Atletico Madrid 4-0 Celtic (Griezmann 6′, 60, Morata 45+2′, Lino 66′ )

21:00 Lazio 1-0 Feyenoord (Immobile 45+1′)

Grupi F

18:45 Borussia Dortmund 2-0 Newcastle (Fullkrug 26′, Brandt 79′)

21:0 Milan 2-1 PSG (Leao 12′, Giroud 50′ / Skriniar 9′)

Grupi G

21:00 Crvena Zvezda 0-1 Leipzig (Simons 8′)

21:00 Manchester City 3-0 Young Boys (Haaland 23′ (p), 51′, Foden 45+1′)

Grupi H

18:45 Shakhtar 1-0 Barcelona (Sikan 40′)

21:00 Porto 1-0 Antwerp (Evanilson 32′)

Katër fitore në kaq ndeshje të CHL, Man. City mund 3-0 Young Boys në grupin G!

Manchester City fitoi 3-0 kundër Young Boys për raundin e katërt në grupin G të Champions League. “Qytetarët” janë kualifikuar për në raundin e 1/16, duke nisur kështu mbrojtjen e titullit kampion. Haaland në të 23 minutë shënoi me penallti, teksa Foden në 45+1 shënoi golin e dytë. Haaland në 51′ shënoi dopietën personale dhe golin e tretë të ndeshjes. Me 12 pikë City është në krye të grupit, teksa edhe Leipzig kalon më tej me nëntë

Milan 2-1 PSG. Në minutën e 50-të Giroud me kokë kalon në epërsi kuqezinjtë, duke përmbysur miqtë. Asisti brilant i Theo shfrytëzohet mirë nga sulmuesi.

Milan 1-1 PSG. Avantazhi i kampionëve të Francës zgjat shumë pak. Leao barazon ndeshjen në minutën e 12-të me një roveshatë. Rikthehen ekuilibrat në “San Siro”.

Milan 0-1 PSG. Miqtë nga Franca kanë kaluar në epërsi në minutën e nëntë me Milan Skriniar. Ish-mbrojtësi i Interit ka kaluar të tijtë në avantazh me kokë, duke befasuar kuqezinjtë shumë shpejt. Ndeshja vlen për grupin F në Champions League.

Në “Iduna Park”, Dortmundi fitoi 2-0 kundër Newcastle në grupin F të Champions League. Verdhezinjtë hapën ndeshjen që në minutën e 26-të me golin e Fullkrug, teksa në pjesën e dytë Brandt nuk i la mundësi miqve duke shënuar golin e dytë. Me shtatë pikë Dortmund merr për momentin kreun e grupit, duke lënë Newcastle me katër pikë në pozitën e tretë.

Në Hamburg, Shakhtar mundi 1-0 Barcelonën në grupin H të Ligës së Kampioneve. Megjithëse me yjet në fushë, katalanasit nuk mundën të dilnin me pikë duke bërë befasinë këtë mbrëmje dhe marrë disfatën e parë këtë edicion të këtij eventi. Ishte Sikan në minutën e 40-të që shënoi golin me vlerën e tri pikëve për ukrainasit. Barça me nëntë pikë vijon të jetë në krye të grupit, teksa Shakhtar me gjashtë pikë merr vendin e tretë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu