Chelsea, Broja e nis si titullar ndaj Dinamo Zagreb, sulmuesi shfaqet në konferencën për shtyp

0

ANGLI- Armando Broja ishte lojtari i përzgjedhur për konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Dinamo Zagreb, përballje e vlefshme për raundin e 6 të Champions League. Ekipi londinez do të luajë ditën e mërkurë në orën 21:00.

Për të kishte pyetje se si po përshtatej si rezervë, teksa sulmuesi shqiptar këmbënguli se kjo është e gjitha pjesë e procesit të zhvillimit. Ai vuri në dukje se qëllimi i tij është të përmirësohet. “Unë e shoh këtë si një mundësi për mua. Ky është klubi im i fëmijërisë. Më pëlqen të luaj për Chelsean, është një hap i madh nga vendi ku isha sezonin e kaluar dhe ku jam tani”, deklaroi Broja.

Sulmuesi i Shqipërisë u përfol gjatë për një transferim në verë te Neëcastle, ëest Ham ose te një rikthim te Southampton, por sulmuesi vendosi të qëndrojë te Chelsea për të luftuar për një vend në formacionin bazë. Ai ka zhvilluar 14 ndeshje deri më tani (në Premier League dhe në Champions League, duke regjistruar në total 272 minuta – teksa ka shënuar një gol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu