Një ditë pas eliminimit befasues të Manchester United nga Middlesbrough (Divizioni 2) në raundin e 4-t të FA Cup (1-1, 7-8 me penallti), Chelsea u paralajmërua për vizitën e Plymouth (Divizioni 3) në “Stamford. Bridge”.
Por, pavarësisht dominimit të pakundërshtueshëm nga blutë e Londrës, Plymouth hapi rezultatin në minutën e 8-të, me një goditje me kokë të mbrojtësit Macauley Gillesphey, pas ekzekutimit të një faulli.
Chelsea barazoi në minutën e 41-të me një takë të shkëlqyer nga César Azpilicueta, i shërbyer mirë nga Mason Mount.
Në pjesën e dytë, nuk ndodhi asgjë për t’u mbajtur mend dhe ndeshja shkoi në shtesa. Gjatë tyre, Chelsea kaloi në epërsi pak para pushimit, falë Marcos Alonsos, pas një topi të Kai Havertz (105’+1).
Më pas kemi një pritjeje vendimtare nga Kepa, në një penallti të humbur nga Malang Saar (118’), e cila vulosi fitoren 2-1 dhe kualifikimin e bluve të Londrës për fazën e 1/16-ave të FA Cup.