Chelsea pranë goditjes së madhe në merkato, ofron 100 milionë euro për pasuesin e Kante

0

Chelsea dëshiron të revolucionarizojë grupin e futbollistëve. Në mes të Krishtlindjes dhe pas publikimit të lajmit për interesimin dhe ofertës së radhës për Badiashile, blutë duan të marrin edhe Declan Rice.

“Truproja” e Bellingham gjatë Kupës së Botës (në Përfaqësuesen e Anglisë), duke qenë se ai mbuloi lojtarin e Dortmundit në detyrat mbrojtëse, shihet se pasuesi ideal i francezit Kante te Chelsea. Sipas “The Athletic”, mesfushori ka refuzuar tri oferta rinovimi të West Hamit dhe Chelsea është vendi më i mirë për të nënshkruar me lojtarin. City dhe United, dy klubet e Manchesterit, janë gjithashtu të interesuar për mesfushorin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu