Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku mund të bashkohen sërish, jo më me fanellën e Inter. Sipas mediave italiane, blutë do të tentojnë të transferojnë në Londër sulmuesin argjentinas, gjithnjë nëse largohet Timo Werner. Sulmuesi gjerman nuk ndihet më komod, as preferencë e parë e trajnerin Tuchel, për këtë arsye në fund të sezonit mund të ndryshojë ambient.
Nëse këtë rast, drejtuesit e klubit do të përpiqen të formojnë dyshen e preferuar të trajnerin Conte, Martinez-Lukaku. Nuk do të jetë një lëvizje e lehtë, por Cheksea ka gati një ofertë konkrete, 90-100 milionë euro kesh plus kartonin e Mateo Kovacic, një ish lojtar që e njeh mirë ambientin në Milano.