Chiellini fotografon vajzat e tij me Lionel Messin

0

SHBA – Ata ia kërkuan babait të tyre dhe u bë…fakt. Dy ditë më parë, Los Angeles priti në shtëpinë e tij Inter Miami-n e Lionel Messit. Argjentinasi me shokët e skuadrës së tij fituan 3-1 ndaj kalifornianëve që kanë në mbrojtje Giorgio Cellinin.

Mbrojtësi italian që u kurorëzua kampion i Evropës në vitin 2020 e siguron jetesën në MLS dhe jeton me familjen në Los Angeles. Pas ndeshjes, fëmijët e Chiellinit i kërkuan një foto me Lionel Messin dhe babai vrapoi për të kapur argjentinasin për ta kërkuar.

Nina dhe Olivia u ulën pranë Messit dhe mbrojtësi italian u bë fotograf. Kur kreu detyrën e tij përqafoi Messin!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu