Christian Vieri pozitiv me Covid: hedh në erë planet për festën e Krishtlindjeve…

0

Mes shumë familjeve që kaluan festën e Krishtlindjeve të ndarë në shtëpi për shkak të Covid-it, ka qenë edhe ajo e Christian Vierit dhe Costanza Caracciolos.

JuSugjerojmë
Cassano këshillon Vlahovicin: “Jo te Juvja, shkoni te Manchester City”…
Francesco Totti: “Topin e Artë” jo Messit. Ja kujt do t’ia kisha dhënë…”
Ka qenë ‘showgirli’, që me anë të një postimi në Instagram, ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur, me ish-futbollistin, i cili ka rezultuar i infektuar, duke hedhur në erë planet për pushime.

Caracciolo postoi një foto me temën e Krishtlindjes, duke u treguar të gjithë ndjekësve të saj historinë dhe duke ndarë dëshirat e saj për të ardhmen:

“Në këtë Krishtlindje të çuditshme e di që nuk do të jemi të vetmit që jetojmë të ndarë në shtëpi, për shkak të Covid-it… Vierin e kapi virusin… menduam se mund të jetonim në paqe këtë Krishtlindje, duhej të largoheshim, por në vend të kësaj na pushtoi kjo pasiguri që na ka rrethuar prej dy vitesh. Shpresoj që të gjithë të dalim së shpejti! Përqafim për të gjithë, për ata që janë në të njëjtën situatë si ne, një përqafim shtesë!!!”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu