Çift i ri te Aston Villa/ Dikur në lidhje me një femër, Alisha shfaqet në krahë të..

0

-Çifti i ri në klubin e Aston Villa-s. Ylli i skuadrës së femrave, Alisha Lehmann ka nisur një lidhje me Douglas Luiz, mesfushorin që luan pikërisht me skuadrën e Gerrard. Për të konfirmuar lajmin, Alisha dhe Douglas kanë shpërndarë një foto në rrjetet sociale.

22-vjeçarja zvicerane ndau një bumerang të puthjes së saj me brazilianin në një story në Instagram. Më pas 23-vjeçari ndau të njëjtin postim me mbishkrimin: “Princesha”. Lehmann në mars të vitit 2021 njoftoi ndarjen nga lojtarja e PSG-së Ramona Bachmann. Kjo e fundit ishte transferuar së fundmi nga Chelsea te klubi francez dhe distanca nuk i ndihmoi në lidhje.

Sulmuesja zvicerane ka bërë tashmë gjashtë paraqitje me Aston Villan, një gol dhe një asistim që kur iu bashkua ekipit të Midlands. Luiz, nga ana tjetër, ka kontribuar me dy asistime në tetë ndeshje në Premier League këtë sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu