Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë marrë një vendim të rëndësishëm e që është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre. Çifti i famshëm do u vijë në ndihmë refugjatëve të Ukrainës, të cilët po zhvendosen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës.
Ata ndan një postim në mediat sociale duke u zotuar se do të bashkoheshin me donacionet, duke inkurajuar dhe ndjekësit e tyre që të merrnin pjesë dhe të ndihmonin ukrainasit nga konflikti i vazhdueshëm.
Reynolds, në postimin në Twitter premtoi se do të dhuronin deri në 1 milion dollarë.
“Ata kanë nevojë për mbrojtje. Kur ju të bëni dhurimet tuaja, ne do dyfishojmë çdo dollar të dhuruar deri në 1,000,000 dollarë.”
Premtimi i dhurimit të Lively dhe Reynolds vjen pasi Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë në fillim të kësaj jave. Sulmi është ende në zhvillim, nga ku janë raportuar shpërthime dhe sulme ajrore, me kërcënime në rritje kundër kryeqytetit, Kiev, një qytet me 2.8 milionë banorë.
Agresioni i Presidentit Vladimir Putin ndaj Ukrainës është dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë sanksionet ekonomike dhe trupat e NATO-s që grumbullohen në rajon.
In 48 hours, countless Ukrainians were forced to flee their homes to neighboring countries. They need protection. When you donate, we’ll match it up to $1,000,000, creating double the support.⬇️ https://t.co/xCFL1Lptuw https://t.co/CHp48E1KLQ
— Ryan Reynolds (@VancityReynolds) February 26, 2022