Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 7-vjeçare. Nuk dihet se çfarë ndikoi në vendimin e çiftit, por ndarja ka qenë miqësore dhe ata kanë vendosur të ndajnë bashkë kohë si prindër të dy fëmijëve të tyre.
“Ndarja ndodhi në fillim të vitit,” –tha për PEOPLE një burim pranë çiftit. “Ka qenë miqësore dhe ata kanë kaluar në një rutinë të shkëlqyeshme bashkë-prindërimi. Fëmijët janë përparësia dhe zemra e marrëdhënies së familjes.”
Wilde dhe Sudeikis kanë bashkë djalin Otis Alexander, 6 vjeç dhe vajzën Daisy Josephine, 4 vjeç. Dyshja filloi të frekuentohej në nëntor të vitit 2011 dhe Sudeikis i propozoi menjëherë pas pushimeve në 2012-ën.