Çifti i njohur shqiptar i japin fund martesës disa vjeçare?

0

Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare.

Saraçi u largua nga vendi i tij i zhgënjyer duke u shprehur:

“Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”.

Por prej kohësh Shpëtim Saraçin e kemi parë në Shqipëri teksa bashkëpunon me artist shqiptarë ndërsa Mira Konçi ndodhet në New York pranë vajzës së tyre, Era.

Ajo që bie në sy në llogarinë e Instagramit të secilit është fakti se nuk kanë asnjë foto së bashku, e madje nuk e ndjekin njëri-tjetrin.

Pra kjo tregon se Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi i kanë dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri nuk ka reaguar publikisht për këtë.

Gjithashtu burime për Albeu.com konfirmojnë ndarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu