BERAT- Shoferi i automjetit që përplasi mjetin bujqqësor ku ndodhenin tre persona, dy prej të cilëve vdiqën është arrestuar nga policia.
Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e një dite më parë në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, ku si pasojë e përplasjes ndërruan jetë në vendngjarje çifti i moshuar i bashkëshortëve Ahmet dhe Salushe Kafazi 81 dhe 77 vjeç dhe u plagos vajza e tyre, Feruze Barushi, 58 vjeçe.
Sektori i Qarkullimit Rrugor ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Artur Kërçuku, 50 vjeç, banues në Elbasan. Shoferi ishte shoqëruar menjëherë pas aksidentit, kurse sot (25 Shtator), u bë edhe arrestimi i tij, për shkelje të rregullave të qarkullimit, me pasojë vdekjen.