Çiljeta në publik me djalin e saj dhe të Albanit (Foto)

0

Këngëtarja Çiljeta është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka pozuar me djalin e saj Fernandon dhe me djalin e Albanit.

“Me djemtë e mi”, shkruan ajo krahas fotos dhe mund të themi që është fotoja më ëmbël që kemi parë sot.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, pak kohë më parë, Çiljeta foli për familjen. Ajo tregoi se është shumë e përkushtuar ndaj familjes.

Madje, ajo theksoi se i do të dy djemtë njësoj, si djalin e vetë ashtu edhe djalin e Albanit.

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëher ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje por e dua shumë. Djali Abanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, pro kur të ketë risk zoti.  Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, – u shpreh Çiljeta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu