Eksperimenti me vendosjen e çipeve “Neuralink” në trurin e 23 majmunëve , e ideuar nga miliarderi Elon Musk, nuk ka dhënë rezultate optimiste. Komiteti i Fizikantëve për Mjekësinë, një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, konfirmoi se nga 15 nga 23 majmunët, të cilëve u ishte vendosur çipi në tru kanë ngordhur.
Të dhënat u raportuan nga publikimi i një raporti prej 700 faqesh, e cila përmban të dhënat veterinare, nekropsinë, etj.
Neuralinku u krijua në vitin 2016 me qëllim të ndihmonte njerëzit që vuanin nga dëmtimet në tru dhe shtyllën kurrizore të kuroheshin nga problemet mendore. Kompania në fjalë ka propaganduar prej kohësh suksesin e këtij çipi.
Sipas verifikimeve, në trupin njërit prej majmunëve të ngordhur u gjetën infeksione të lëkurës. Një tjetri i mungonin gishtërinjtë dhe thonjtë, i cili dyshohet se ka dëmtuar veten nga ndonjë traumë. Një majmun tjetër volli menjëherë pasi iu vendos çipi në tru.