Java e 16-të e Premier League prodhoi rezultate të bukura. Manchester City fitoi ndaj Wolves me shifrat 1-0 duke u rikthyer në vendin e parë në kuotën e 38 pikëve. Liverpool ndjek nga mbrapa “qytetarët”. Skuadra e Klopp fitoi 1-0 ndaj Aston Villas drejtuar nga Gerrard. Golin e vetëm e shënoi Salah në minutën 67′ nga pika e bardhë e penalltisë.
Chelsea ka fituar me vuajtje fal penalltisë në minutën e fundit ndaj Leeds. Blutë e Londrës fituan me rezultatin 3-2 në një ndeshje që përpara shtesës u konsiderua si një hap tjetër fals i Chelsea.
Të parët në avantazh kaluan miqtë me anë të Raphinha që shënoi me 11-metërsh, por Mount u kundërpërgjigj në fundin e pjesës së parë duke baraspeshuar gjithçka. Jorginho kaloi blutë në avantazh për herë të parë falë një 11-metërshi në pjesën e dytë të takimit, Por Gelhardt bëri me zemër ekipin e Tuchel kur shënoi golin e barazimit në minutën 83.
Megjithatë, në minutat shtesë, Jorginho shënoi përsëri nga 11-metërshi duke i dhënë tre pikët Chelsea. Ata qëndrojnë në vendin e tretë, dy pikë më pak se City kryesues dhe një më pak se Liverpool.
Fitore ka gjetur edhe Arsenal ndaj Southampton me rezultatin e pastër 3-0. Ekipi i Artetas u rikthye te fitorja pas dy humbje të fundit ndaj Manchester United dhe Everton. Golat e Lacazzette, Odegaard dhe Gabriel ishin ata që vendosën takimin, me “topçinjtë” që ngjiten në vendin e pestë në kuotën e 26 pikëve.