– Presidenti i Lazios, Claudio Lotito nuk përfundoi në Palazzo Madama. Vendi i tij, iu dha Vincenzo Carbones, i zgjedhur në të njëjtën vend në Campania.
Mirëpo një axhendë e propozuar nga Loredana De Petris, drejtuese e grupit Miks dhe e miratuar nga Senati, ngriu vendimin e zgjedhjeve dhe imunitetin, që më parë i kishte njohur vendin Lotitos.
Rendi i ditës, i cili kishte 155 pro, 102 jo dhe 4 abstenime, kërkon që çështja të kthehet në këshill për korrigjimin e të dhënave zgjedhore për shpalljen e mandateve.
Presidenti i Lazios kandidoi për Forza Italia në një zone të Campanias, por ai vend iu dha parlamentarit Carbone. Lotito paraqiti një ankesë për një gabim në llogaritje. Ankesa u pranua, por e gjitha është e ngrirë…