TURQI- Reshjet e borës kanë përfshirë pllajat e verilindjes së Turqisë të hënën, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë me flakët në perëndim të bregdetit. Borë ra në disa provinca në Anadollin lindor, duke përfshirë Rize, Trabzon, Bayburt dhe Erzurum. Sipas një gazetari vendas që foli me AFP-në nga Rizunda, reshjet e dëborës zgjatën për gati pesë orë.
“Jam 65 vjeç, kam kaluar pothuajse gjithë jetën time në Rizunda, kjo është hera e parë që kam parë dëborë në korrik”, tha Gencaga Karafazlioglu.
“Binte dëborë për rreth 4 deri në 5 orë. Rajoni i Artvin (pranë kufirit me Gjeorgjinë) ishte më i prekuri. Në Rizunda, jemi mësuar të kemi anomali klimatike… Të moshuarit thonë se kanë parë dëborë në korrik 30-40 vjet më parë, por jo që atëherë,” përshkroi ai.