Dy vite më parë, Diego Armando Maradona u nda nga jeta nga një atak në zemër në shtëpinë e tij në Bueno Aires, në moshën 60-vjeçare, teksa lajmi ka trishtuar të gjithë botën e futbollit dhe adhuruesit e legjendës.
Përveç gjithë mistereve që shoqërojnë vdekjen e legjendës së futbollit, ende ka nga ata tifozë futbolli që janë të bindur se Maradona mund të jetë ende gjallë.
“The Sun” raporton se disa tifozë të futbollit mendojnë se e kanë parë Maradonën duke bërë vrap në bazën stërvitore të Dundee United në Skoci.
Në videon e mëposhtme, duket një person i cili në fillim ishte i paidentifikuar me një model flokësh të ngjashëm me Maradonën dhe me tutat sportive të shkurtra si në kohën e legjendës argjentinase.
Në mënyrë të pabesueshme, njëriu misterioz vraponte dhe kishte të njëjtat lëvizje si ikona e futbollit botëror. Pamjet po çmendin rrjetin dhe po shpërndahen me shpejtësi…
Maradona spotted at Dundee United training pic.twitter.com/1uxTpjo7Dk
— Former Footballers (@FinishedPlayers) August 31, 2022