Çmenduri! Kërkohet dënim me vdekje për infermierin që vriste pacientët duke u injektuar në vena ajër

0

Një infermier amerikan mund të marrë dënimin më të rëndë të jetës së tij pasi u injektoi 4 pacientëve ajër pas operacioneve në zemër. Ky veprim shkaktoi vdekjen e tyre. Akuzat e rënda për Uilliam Davis, 37 vjeç, mund të bëjnë që ai të dënohet me vdekje.

Pacientët, të gjithë burra, të moshës 47-74 vjeç, patën konvulsione menjëherë pas injektimit të ajrit në arterie. Gjithçka u kuptua nga mjekët që shihnin se asi pacientët dilnin shumë mirë nga salla e operacionit dhe më pas në mënyrë të papritur humbnin jetën.

Kamerat e sigurisë së spitalit që kanë zbuluar gjithçka. Prokurorët tani do të kërkojnë dënimin me vdekje për Davis, për të cilin ata thonë se gëzohej gjatë kryerjes së vrasjeve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu