Çmenduri në Jeddah, Hamilton fiton ndaj Verstappen! Titulli vendoset në Abu Dhabi

0

Lewis Hamilton triumfon në Jeddah të Arabisë Saudite. Piloti i Mercedes i parapriu Max Verstappen dhe Valtteri Bottas që mbylli podiumin. Një Grand Prix shumë i tensionuar, me tre starte pas shumë përplasjeve dhe disa incidente.

Në xhiron e 43-të erdhi një vendim për 5 sekonda penalizim për Verstappen, ndërsa në të njëjtën kohë Hamilton kompletoi parakalimin dhe mori kryesimin e garës, të cilin e mbajti deri në fund, duke ia dalë të triumfojë.

 

 

Gara e radhës do të jetë në Abu Dabi dhe pikërisht aty do të vendoset edhe kampioni i Formulës 1 për sezonin 2021, një nga më të luftuarit dhe më dramatikët në histori. Duhet thënë se dy pilotët janë me pikë të barabarta me 369.5 pikë secili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu