RTSH Sport në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit zhvilluan ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojtarët më të mirë në sezonin 2020-2021.
Për sa i përket çmimit individual që mban emrin si “Topi i Artë”, u shpall ish-lojtari i Teutës, Dejvi Bregu. Sulmuesi vlonjat shënoi 16 gola në 36 paraqitje duke ndihmuar skuadrën durrsake të shpallej kampione.Ndërkohë, në formacionin e vitit nuk pati një ekip që dominoi më shumë se të tjerët me lojtarët e vetë.Trajneri më i mirë është shpallur Thomas Brdaric.
Formacioni i vitit: Visar Bekaj (Tirana), Erdenis Gurishta (Vllaznia), Egzon Belica (Partizani), Mevlan Adili (Vllaznia), Marsel Ismajlgeci (Tirana), Julian Shehu (Laçi) , Albano Aleksi (Teuta), Regi Lushkja (Laçi), Jasir Asani (Partizani), Dejvi Bregu (Teuta), Agim Ibraimi (Kukësi+Dinamo). Trajner: Thomas Brdaric (Vllaznia)