Në Gjykatën Kushtetuese ka qenë e pranishme dhe PD, në lidhje me padinë ku kërkohet shfuqizimi i bordit të karburanteve.
Grupi zyrtar i PD-së, ndër ta Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula, kanë dhënë fjalën e tyre për mediat.
Çupi tregoi se 5 tregtarët më të mëdhenj të karburanteve, vendosen pjesë e bordit të qeverisë ku caktojnë çmimet dhe se shpreson që Kushtetuesja do të marrë të njëjtin vendim si për bordin e ushqimeve.
Sula u shpreh se bordi ka vendosur mbi interesat përfituese për një ose dy kompani të hidrokarbureve. Kontrabanda ose mos dalja e sasive të naftës për eksportim janë shkaqet për ‘rrëmujën’ e krijuar.
Sula tregon me vendosmëri se PD nuk për të ndaluar deri sa situata të jetë transparente.
Çupi: Në Gjykatën Kushtetuese përfaqësuam sot interesin e qytetarëve përballë interesit të klientëve të qeverisë për të cilën ka ngritur prej disa kohësh në shkelje kushtetuese bordin për përcaktimin e çmimit të karburanteve.
Shfuqizimi i këtij bordi për ne është e një rëndësie ekstreme për qytetarët të cilët janë në kushtet e mbijetesës.
Qeveria duket qartë se nuk e ka këtë interes, por vetëm interesin e klientëve të saj që kanë diktuar me këtë bord çmimet më të larta në Europë të karburanteve.
Gjykata Kushtetuese ashtu si me bordin e ushqimeve, duhet të shohë interesin e shqiptarëve. Unë kam besim të plotë se vendimi do të jetë për qytetarët dhe jo për klientët e qeverisë.
Sula: Kërkoj falje qytetarëve që prej një viti vuajnë në kurriz çmimet e një bordi. Ky bord është ngritur enkas për qëllime përfituese për një ose dy kompani të hidrokarbureve.
Për shkak të konkurrencës, u gjet mekanizmi të ngrihej një bord ku përfshiheshin 5-6 kompani që nuk kishin këtë marsh fitimi të bëhej barazimi i fitimit.
Baza e një ekonomi tregu është konkurrenca dhe kjo qeveri e vendosi në thundrën e saj.
Të gjithë e dimë se si është çmimi në burs, dhe kjo nuk është ndjekur nga bordi.
Si është e mundur që ndryshohet çmimi çdo 24 orë. Kur ndryshon në burs këtu duhet minimumi 2 javë të ndikojë.
Sa i përket embargos, kemi raste flagrante të kapjes së tonelatave. Kjo rast kontrabandë do të futej nga operatorë të fuqishëm të tregtimit të karburanteve në vend.
Ne kemi bërë një studim për 10 vitet e fundit, sa i përket numrit të makinave, importit të karburanteve, shifrat janë tronditëse. Në vitin 2011, 440 mijë makina, në vitin 2021, 770 mijë euro. Në 2011 ç’doganoheshin 760 mijë ton naft, ndërsa në vitin 2021 ç’doganohen 730 ton naftë. Si ka mundësi?
Dy janë shkaqet, kontrabanda ose mos dalja e sasive të naftës për eksportim.
Po ju them që opozita është e vendosur në rrugën e saj për të bërë transparencë dhe akuzuar mazhorancën.
Në fund Dhurata Çupi u shpreh se shpreson që Kushtetuesja do të marrë të njëjtin vendim si për bordin e ushqimeve.





