Edi Rama: Nuk mund të marrësh mbështetje kur ke dy krerë, jo, sepse ty kjo mbështetje të lë aty, me dy krerë, nuk të shtyn të marrësh katër krerë, e shumë më tepër, të shkosh në 100. Dhe kur themi 100 krerë, nuk është e thënë që të jetë një person, por mund të bëhesn disa për të krijuar një biznes, biznes të vogël e të madh. Do të ishte mirë që mos ta bëja unë, kryetari i Partisë Socialiste këtë predikim për ju, të të djathtës shqiptarë. Do të thisha që është shumë e rëndësishme që ne të biem dakort me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë që prekemi nga një luftë që ka nisur mes Rusisë e Ukrainës. Për tu shpjeguar pasojat e luftës në çmime di pasoja që nuk kanë lidhje me luftën, është e pandershme. Fakti është që e gjithë bota është në të njëjtën situatë, jo Evropa, por e gjithë bota. Te vetmen gjë që duhej të thuhej nuk e thatë, që kjo ishte e vërtetë, që nuk ishte një fantazi, kriza energjitike filloi para se të niste lufta, kur askujt nuk i shkontë ndërmend, por ishte e qartë që sponzorizohej nga faktori që sot solli luftën. Tani jemi në kushtet që nuk flitet më për çmime, jo më larg se mbrëmë ministri gjerman lajmëroi që do të paraqesin planin e kufizimit të furnizimit me gaz, Gjermania po ndërpret furnizimin me gaz. Jemi në kushtet kur kriza ka prekur një strukturë brenda një shteti më të fuqishëm të Evropës.
vijon…





