‘Çohet ky kokrra legenit’. Luizit nuk i del e keqja me Maestron

0

Luizi dhe Beati kanë diskutuar së fundmi për lojën që është krijuar deri më tani në shtëpi. Luizi u shpreh se situata është stabilizuar, nuk ka më sherre si në fillim, pasi të gjithë po e kuptojnë pozicionin e tyre në shtëpi.

Mes të tjerash Luizi këngëtari komentoi dhe lojën e Armaldos, i cili u pozicionua krah Oltës pak ditë më parë. Ai tha se e dinte shumë mirë sesi do luante Maestro, ndaj është përpjekur të nxjerrë anën e tij më të mirë, që ai mendonte se do e pëlqente edhe publiku.

Luizi e cilësoi si legen dhe servil, pasi ai iu afrua Oltës që të mos e nxirrte atë në nominim.

“Çohet ky kokrra e servilit, ky legeni dhe shkon i jep dorën asaj dhe bëhen bashkë. I futet vetja në qejf se i erdhën dy drona. Ai gallatën me mua e kishte. Do shohim tani kush ia bën. U tregua shumë i vogël, shumë dritëshkurtër. Po të mos i afrohej Oltës nuk do zgjidhte Kiarën ajo, do zgjidhte mua, Armaldon dhe Bledin”, tha Luizi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu