“Çohu Serbi”! Studentët paralajmëtojnë protestë masive në 32 qytete serbe: Sa jetë duhet të humbasim për t’i dhënë fund korrupsionit?

0

SERBI- Ditën e nesërme, më 1 qershor, në 32 qytete të Serbisë do të mbahen protesta me emrin “Çohu Serbi” dhe siç zbuluan studentët, “Brankov Most” dhe “Gazela” do të bllokohen. Protesta do të nisë në orën 18:00 dhe do të zgjasë deri në orën 21:16, të paktën për kaq kohë është marrë leje nga autoritetet policore në Serbi.

Protesta “Çohu Serbi”, e cila mbahet me sloganin “Duam zgjedhje”, fillimisht ishte paralajmëruar për Pozharevc dhe tani në listë janë gjithsej 32 qytete: Aleksinac, Beograd, Bela Palanka, Bor, Čačak, Jagodina, Kikinda, Kosovska Mitrovica, Kragujevc, Kraljevo, Krushevc, Leskovac, Loznica, Novi Pazar, Novi Sad, Pançevo, Pirot, Priboj, Prokuplje, Ruma, Senta, Sombor, Sremska Mitrovica, Subotica, Surdulica, Shabac, Uzhice, Valjevo, Vlasotince, Vršac, Zrenjanin dhe Niš.

Studentët, të cilët kanë protestuar për më shumë se gjysmë viti, po kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

“Ne duam zgjedhje”, bërtitën mijëra studentë që demonstruan dje në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë.

Ditën e djeshme në kryeqytet, studentët zhvilluan një marshim nëpër rrugët kryesore të qytetit, i cili përfundoi përpara ndërtesës së qeverisë.

“Sa jetë duhet të rrezikohen ose të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?” ishte mesazhi i protestës në Beograd.

Studentët, të cilët kanë protestuar për më shumë se gjysmë viti, po kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad, ku më 1 nëntor 2024, 16 persona humbën jetën kur u shemb muri mbrojtës në stacionin e trenit.

Në fillim të majit, studentët kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se korrupsioni i rrënjosur thellë nuk i lejon institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe demokratik”.

Ata njoftuan gjithashtu se me shpalljen e zgjedhjeve do të dorëzojnë fletëvotimin e tyre, i cili do të përbëhet nga ekspertë, personalitete jashtë skenës aktuale politike.

Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme, deklaroi se ato do të mbahen brenda një viti e gjysmë dhe do të shpallen kur të vendosin institucionet kompetente.