Conte fluturon drejt Londrës, gati goditjet e para në merkato

0

Siç raportohet nga mediat angleze, Conte do të fluturojë drejt Londrës së shpejti.

Nuno u shkarkua pak orë më parë dhe në mënyrë jozyrtare, Conte do të jetë tranjeri i ri. Garancia që tekniku italian kërkoi ishin të paktën 3 ose 4 lojtarë “big” që do të tranferonte ai tek Tottenham.

Deri më tani janë bërë të ditur emrat që Conte i ka kërkuar klubit të transferojë. Ish-tekniku i Inter-it ka bërë gati listën dhe ka piketuar disa lojtarë nga Milano.

Në listën e mbrojtjes bëhet fjalë për De Vrij dhe Bastoni, dy mbrojtësit e Inter-it të cilët Conte i do me çdo kusht.

Në mesfushë ai ka kërkuar Brozoviç dhe Keissie, të dy mesfushorët nuk kanë rinovuar ende kontratën me klubet përkatëse dhe kjo do të bëntë më të lehtë transferimin e tyre.

Gjithashtu Contes i pëlqen dhe lojtari i Lazios , Lazzari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu