Alessandro Costacurta ka folur për “Tuttosport” rreth Zlatan Ibrahimoviç.
Ish- lojtari i Milanit I cili luajti futboll deri në moshën 41-vjeçare, ka shprehur mendimin e tij rreth situatës së Ibra-s por jo se e këshillon.
“Unë luajta deri në moshën 41-vjeçare dhe më pas u tërhoqa, por nuk dua ta këshilloj suedezin sepse ai është një profesionist dhe nuk ka nevoj për këshilla.
Dua të them për të vetëm që është e gabuar të kërkosh të luash çdo ndeshje në moshën 40-vjeçare.
Më mirë pak ndeshje por ama ato ndeshje që luan të jesh në top form.
Ai luan pak ndeshje tashmë por shënon gjithmonë, është një lider.
Unë nuk e kam patur fizikun e tij në këtë moshë , askush nuk do e ketë , përveç se Rondaldos.
Tashmë është më e vështirë të rikuperosh muskujt pas një ndeshje, gjithmonë flas për moshën që ka Ibra”.
Këto kanë qënë fjalët e ish-yllit të Milanit për Zlatan Ibrahimoviç.