Covid-19/ Infektime masive te ekipi i futbollistit shqiptar, rrezikohet ndeshja e Serisë A

0

Salernitana ka pasur një shpërthim të rasteve të reja me COVID-19, teksa orëve të fundit janë evidentuar dhe 5 persona ku e çojnë në 11 në total të infektuar me virusin e rrezikshëm.

Nga këta 11 persona 9 janë futbollistë dhe ndërkohë autoritetet shëndetësore të Salernos paralajmërojnë një shtyrje të sfidës ndaj Venecias më 6 janar për shkak të kësaj vale të re të Koronavirusit.

Nga një komunikatë në sajtin e saj zyrtar, skuadra e Salernitanës nuk bën me dije emrat e lojtarëve të infektuar, gjithashtu nuk dihet ende nëse mbrojtësi i Kombëtare shqiptare, Frederik Veseli ka rezultuar pozitiv ose jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu