COVID-19/Irlanda rikthen masat kufizuese:Puna nga shtëpia, orar kufizues për lokalet

0

Rritja e numrit të infektuarve me virus ka bërë që Irlanda të rikthejë përsëri masat kufizuese në vend. Kryeministri i vendit Micheal Martin njoftoi se masat do të rikthehen nga dita e enjte.

Micheal Martin tha se “këshilla më e mirë tani është që të gjithë duhet të punojnë nga shtëpia”. Më pas konfirmoi gjithashtu orain kufizues për mbylljen në mesnatës për baret, restorantet dhe klubet e natës nga e enjtja.

Martinnë një deklaratë më herët, tha se nëse numri i infeksioneve Covid-19 vazhdon të rritet frikshëm “asnjë sistem shëndetësor nuk do të jetë në gjendje ta përballojë”.

Republika e Irlandës ka një nga normat më të larta të vaksinimit në botë, me rreth 90% të moshave mbi 12 vjeç të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

Burimi: BBC

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu