Covid-19 ‘mësyn’ në shkollat dhe kopshtet e Beratit, mbyllen disa klasa

0

Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë, një nga qarqet më të prekura ku janë shënuar numri më i lartë i rasteve pozitive është edhe Berati, i cili prej disa muajsh, është kthyer në një vatër infektimesh pasi numri sa vjen e rritet çdo ditë e më shumë

Mes të infektuarve janë edhe nxënësit e shkollave dhe fëmijët e kopshteve. Vetëm në 48 orët e fundit mësohet se 18 nxënës të disa shkollave 9-vjeçare e të mesme si dhe 6 mësues kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Duke marrë parasysh këto shifra të larta vetëm dje janë testuar 64 nxënës të tjerë për të parë nëse janë të infektuar apo jo.Të prekur nga virusi SarsCov2 janë edhe 12 fëmijë në 4 kopshte në qytetin e Beratit si dhe 4 edukatore.

Sipas mjekëve të gjithë këta persona të infektuar me Covid janë të pavaksinuar dhe aktualisht në Berat numri i rasteve aktive ka arritur në 168.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu