Antonio Conte, trajneri i Tottenham, në konferencë për shtyp, përpara sfidës kundër Crystal Palace, ishte i ashpër ndaj drejtuesve të Premier League, duke hedhur akuza të forta: “Të gjithë trajnerët u përpoqën të gjenin një zgjidhje, por besoj se çdo gjë ishte e vendosur. Kur ndodhesh në një situatë të tillë, përpara një muri për të diskutuar, ku ti bën propozimet e tua, gjithçka është e kotë, pasi çdo vendim është marrë kohë më parë”, theksoi tekniku italian.
Sipas “SportMediaset”, Rafa Benitez, trajneri i Everton, kishte propozuar një pauz të kampionatin deri në fillim të vitit të ri, propozim ky që nuk u mor parasysh nga drejtuesit e Premier League gjatë takimit që kishin.