COVID-19 “pushton” skuadrën e Bayernit, 9 futbollistë të infektuar

0

Tek Bajerni i Mynihut ka shpërthyer COVID-19 teksa raportohen gjithsej 9 raste të prekurish me virusin e rrezikshëm.

Gjatë një komunikate zyrtare në sajtin e saj klubi bavarez raporton se të infektuar janë Koman, Toliso, Riçards, Sane, Nojer, Upamekano, asistenti i trajnerit, Topmëler.

Gjithashtu gjatë testeve të kryera dje pozitiv ishin dhe Nianzu dhe Lukas Hernandez.

Një lajm i keq ky për Julian Nagelsman i cili do të bëjë pa shërbimet e 8 lojtarëve në ndeshjen e parë të vitit 2022 ndaj Borusia Mysheglabahut më 7 janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu