COVID-19. Vdes e moshuara tek infektivi, reagon Ministria e Shëndetësisë

0

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me gruan që humbi jetën në spitalin Infektiv, ndërsa thotë se ajo ka qenë asimptomatike nga Covid 19. Sipas MSH, 81-vjeçarja vuante nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes).
Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka vdèkje nga COVID19, 81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve. Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.

81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.
Mësohet se gruaja ka qenë një prej pacienteve që e ka marrë virusin në repartin e sëmundjeve të brendshme, pas shpërthimit që pati virusi atje, me infektimin fillestar të një infermiereje. Gruaja që ka ndërruar sot jetë ka edhe burrin të shtruar në Infektiv.
Ka pasur disa pacientë që kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv dhe nuk janë klasifikuar si vdekje Covid, me pretendimin se kanë qenë bartës por asimptomatik ndaj sëmundjes. Dita e sotme ka shënuar dhe numrin më të lartë të rasteve me Covid 19 në vendin tonë, plot 42 të tilla, ndërsa janë regjistruar dhe 9 raste të reja shtrimesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu