Këngëtarja Çiljeta Xhilaga para disa kohësh Covid-19 i mori njeriun e saj më të shtrenjtë, të atin. Ai po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte luftën me virusin tinëzar.
Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në “E diell”, ku ka folur mes dhimbjes për të atin e ndjerë.
“Unë atë e kujtoj çdo herë, sa herë që hap telefonin shoh fotot e tij dhe më merr malli. Babai ka qenë një burrë shumë fisnik dhe një shtysë shumë e madhe, që në vogëli, duke qenë edhe unë vajzë e vetme”, tha ajo.
Ndër të tjera Çiljeta ka treguar se gjëja që e bën më së shumti të lumtur është fakti që ajo arriti që ta bënte atë gjysh.
Artistja ka treguar se gjëja që e bën më së shumti të lumtur është fakti që arriti ta bënte gjysh.
“Babai im u martua vonë, kur ishte 48 vjeç dhe nuk arriti dot ta bënte gjysh babin e tij, ndërsa unë e bëra”, tha këngëtarja.