Një variant i ri i Covid po qarkullon në botë. CNN raporton se varianti BA.2 është në gjendje të shkaktojë pasoja më të rënda se OMICRON. Kështu raportojnë mediat botërore për variantin e ri.
Shkencëtarët kanë nisur me studimet, për të zbuluar se sa i rëndë mund të jetë ky lloj virusi, të cilit ende nuk iu është zbuluar origjina e tij.
BA.2 është rreth 30% më i transmetueshëm se varianti origjinal Omicron, BA.1. Sipas studimeve të hershme nga MB dhe Danimarka, ky variant po shkakton rreth 1 në 5 raste Covid-19 në mbarë botën.
Edhe pse rastet e Covid-19 kanë rënë në të gjithë botën, përqindja relative e rasteve të shkaktuara nga BA.2 është rritur.