Ka momente që bashkojnë një lojtar me trajnerin e tij dhe e bëjnë mardhënien e tyre më të fortë. Për Felipe Scolarin dhe Cristiano Ronaldon ky moment ndodhi në shtator të vitit 2005. Është vetë ish-trajneri i Portugalisë që kujton momentin e trishtë kur iu desh t’i tregonte Ronaldos, në atë 20-vjeç se kishte humbur të atin.
“Ishte shumë e vështirë. Ishte momenti që krijoi një lidhje mes nesh, një lidhje që shkon përtej marrëdhënies trajner-sportist. Kur na erdhi lajmi, para ndeshjes kundër Rusisë, askush nuk dinte t’u thoshte dhe askush nuk donte. Kështu, vendosa ta bëja sepse e dija se si ishte të humbasësh një prind: Kisha humbur timin disa vite më parë. Ishte shumë i trishtuar, por është ai lloj momenti që na bashkon si miq.”
Të nesërmen Cristiano Ronaldo luajti një ndeshje të mirë dhe më pas u kthye në Portugali. Scolari kujton përgjigjen e Ronaldos kur i dha lajmin e keq: “Nuk mund të bëj asgjë për babanë tim sot, kështu që do të luaj nesër dhe pastaj do të largohem”.