CR7 mund të largohet si lojtar i huazuar, por me kusht… Propozimi ka befasuar portugezin

0

Me këtë propozim Manchester United dëshiron që sulmuesi 37-vjeçar portugez të kthehet te “Djajtë e Kuq” për të luajtur në sezonin 2023/2024, mundësisht në Champions League.

ANGLI – Gazeta angleze ‘Mirror’ zbulon se Manchester United është i gatshëm për ta lënë Cristiano Ronaldon të largohet në formë huazimi, por me një kusht: që portugez të pranojë në të njëjtën kohë të rinovojë kontratën e tij me klubin edhe për një vit tjetër, deri në vitin 2024.

I njëjti burim, raporton se propozimi në fjalë i ka lënë pa fjalë biznesmenin Jorge Mendes dhe vetë Cristiano Ronaldon, të cilët kanë mbetur të befasuar, por edhe në një farë mënyre edhe të kënaqur që i hapën derën dëshirave të lojtarit.

CR7 nuk u paraqit në stërvitjet parasezonale të Manchester United, duke përmendur arsye personale, duke synuar të gjejë hapësira për të vazhduar të luajë me ndonjë klub që merr pjesë në Champions League. Megjithatë, fjala e drejtuesve të “Djajtë e Kuq” ka qenë se ata nuk heqin dorë nga lojtari dhe se sulmuesi nuk është në shitje.

Me këtë propozim për një huazim të mundshëm, Manchester United dëshiron që sulmuesi 37-vjeçar portugez të kthehet te “Djajtë e Kuq” më vonë për të luajtur në sezonin 2023/2024, mundësisht në Champions League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu