CR7 thyen mallkimin e vitit 2022! Pas golit të shënuar, lojtari ka disa fjalë për kritikët

0

Manchester United është rikthyer te fitorja pas dy barazimesh në Premier League. Ekipi i Rangnick mposhti Brighton me rezultatin 2-0 në sfidën që u rikuperua nga java e 18-të. Pjesë e suksesit ishte edhe Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez kishte ngritur alarmin pasi nuk shënonte prej gjashtë ndeshjesh.

Goli i fundit datonte më 30 dhjetor të vitit 2021. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari në Instagram postoi: “Kthim në rrugën e duhur! Askush nuk dorëzohet dhe ka vetëm një mënyrë për t’u rikthyer në rrugën e duhur: punë e palodhur, punë në bashkëpunim, punë serioze. Çdo gjë tjetër është vetëm zhurmë.”

Ronaldo ishte në qendër të polemikave dhe thashethemeve se drejtuesit e klubit e donin atë jashtë projektit. Goli i nëntë në kampionat nuk i zgjidh me magji të gjitha problemet e klubit, por përfaqëson një sinjal të fortë dhe të qartë.

Manchester United do të luajë në transfertë ndaj Leeds më datë 20 shkurt dhe veçanërisht të mërkurën, ndeshjen e parë për raundin e 1/8 në Champions League kundër Atletico Madrid. Ndeshje që do të tregojnë nëse klubi anglez do të vazhdojë ecurinë pozitive.