Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr kërkojnë fitoren e tyre të 7-të radhazi!

0

Al Nassr do të përballet me Esteghlal në Dubai, në xhiron e tretë të Champions League të Azisë

ARABIA SAUDITE – Sot, Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr hyjnë në aksion kundër iranianëve të Esteghlal. “Kemi mbërritur këtu pas një serie fitoresh pozitive dhe shpresojmë ta zgjerojmë atë”,- tha Stefano Pioli, i cili ka fituar çdo ndeshje (6) që nga zëvendësimi i Luís Castros.

Trajneri italian vuri në pah rolin e CR7. “Cristiano është një yll i madh dhe frymëzon lojtarët. Ai është i përgatitur mirë dhe i emocionuar për këtë lojë”,- theksoi Pioli, i cili mbetet me 6 pikë në Champions League.

Indianët kritikojnë AFC-në…

Ndeshja me Esteghlal do të zhvillohet në Dubai, pasi Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) pranoi kërkesën e Al Nassr për të shmangur udhëtimin në Teheran, për shkak të tensionit mes Iranit dhe Izraelit.

Por vendimi bëri që Mohun Bagan, klubi indian ku luan Nuno Reis, të ankohej për trajtim të pabarabartë, pasi ata u përjashtuan nga Champions për refuzimin për të luajtur në Iran dy javë më parë.

“Mos aplikimi i së njëjtës procedurë për Mohun Bagan, do të rezultonte në trajtim joadekuat nga AFC”, tha klubi, i cili e apeloi vendimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu