Cristiano Ronaldo largohet nga Manchester United me efekt të menjëhershëm

0

BRITANI E MADHE- Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me efekt të menjëhershëm. Vendimi vjen pas një interviste të diskutueshme në të cilën 37-vjeçari kritikoi klubin dhe tha se ai nuk kishte “fare respekt” për menaxherin Erik ten Hag.

“Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford,”- thuhet në një deklaratë të Manchester United.

Ata i uruan atij dhe familjes së tij mirë për të ardhmen dhe shtuan se të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për të dhënë sukses në fushë.

Aktualisht, Ronaldo është me Portugalinë në Kupën e Botës në Katar dhe do të jetë kapiten i tyre në ndeshjen hapëse të Grupit H kundër Ganës të enjten.

“Pas bisedave me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht që ta mbyllim kontratën më herët,”- thuhet në deklaratën e sulmuesit.

Rikthimi i Ronaldos në Old Trafford ishte një sukses në vitin e parë teksa shënoi plot 18 gola në Premier League por viti i dytë ishtë një katastrofë e vërtet. Intervista e fundit ku portugezi shpërtheu në kritika arriti kulmin dhe tashmë dy palët ndajnë rrugët mes tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu