Cristiano Ronaldo, më fund gjen golin e parë ‘saudit’, por nga penalltia…

0

As tani nuk ka fituar Al Nassr me Cristiano Ronaldon në përbërjen e tij! Superylli portugez arriti të shënojë golin e tij të parë në Arabinë Saudite, por Al Nassr u pengua në barazim 2-2 në ndeshjen kundër Al Fateh-it të trajnerit të Giorgos Donis.

Tejo hapi rezultatin në minutën e 12-të, me Talisca që barazoi në të 42-ën, ndërsa Ronaldo goditi shtyllën më pas. Në minutën e 58-të Bendebka bëri rezultatin 2-1 dhe në minutën e 90+3 Ronaldo barazoi në 2-2 me penallti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu