“Topi i Artë” Cristiano Ronaldo kaloi shifrën e 500 golave të shënuar në kampionate gjatë karrierës së tij.
ARABIA SAUDITE – Cristiano Ronaldo shënoi një kuartet golash në fushën e Al-Wehda (4-0) të enjten në Mekë, në një fitore që i lejon klubit të tij Al-Nassr të rimarrë epërsinë në kampionatin e Arabisë Saudite pas gjashtëmbëdhjetë ndeshjesh.
Me këto katër golash, Cristiano Ronaldo (38) kalon shifrën e 500 golave (503 tani) të shënuar në kampionat gjatë karrierës së tij (në Portugali, Angli, Spanjë, Itali dhe Arabinë Saudite).
Të premten e kaluar, pesë herë “Topi i Artë” shënoi golin e parë me ngjyrat e reja, me një goditje dënimi në kohën e shtuar (90’+3), për të barazuar në 2-2 në fushën e Al-Fateh.
Ronaldo është shkëputur nga Manchester United në fillim të Kupës së Botës dhe firmosi për skuadrën saudite deri në qershor 2025 për një shumë të përllogaritur prej 200 milionë eurosh.