“Çuçi të japë menjëherë dorëheqjen”, Blushi: Policia po u merr jetën të rinjve në rrugë, dilni në protesta

0

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi në një deklaratë për mediat u bëri thirrje të rinjve shqiptarë të revoltohen për rastin e rëndë të vdekjes së 32 vjeçarit mbrëmë në Tiranë.

Blushi theksoi se ngjarje të tilla do të përsëriten për aq kohë sa në pushtet të jetë Rama dhe Çuçi, duke kërkuar që ministri i brendshëm të japë menjëherë dorëheqjen.

“Po u marrin jetën të rinjve në rrugë, humbja e një jete në një moshë kaq të re është jo vetëm tragjedi familjare por ka tronditur thellë opinionin publik. Ministri i Brendshëm të japë menjëherë dorëheqjen. Bëjmë thirrje për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të riut, nuk do jetë e fundit kjo ngjarje sa kohë në pushtet të jetë Rama dhe Çuçi që ecin me parimin PA KRIM s’ka zhvillim, u bëj thirrje të rinjve që të revoltojnë për këtë rast”-deklaroi Blushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu