Cukal i Vaut të Dejës përfshihet nga flakët, Mbrojtja: Po favorizohen nga erërat

0

Vatra zjarri po përhapen edhe në veri të vendit. Bëhet e ditur se zjarr ka rënë në fshatin Cukal të Vaut të Dejës. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme në këtë fshat.

Forcat e Shërbimit vendor i MZSH Vau Dejës së bashku me forcat pyjore dhe banorë nga komuniteti njoftohet se po punojnë për shuarjen e vatrës.

Vatra duket të jetë problematike pasi po favorizohet nga erërat. Deri tani janë djegur 10 hektarë kullotë.

Gjithashtu, Mbrojtja bëri të ditur se shërbimi i zjarrfikëses në Kavajë ka njoftuar për një vatër zjarri në fshatin Domën në lagjen  Xhelezaj.  Në vendngjarje ndodhen mjeti zjarrfikës me efektivët e MZSH Kavajë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu