‘Çunat e Londrës’ mesazh Luizit: Na u dogjën lulet duke të parë ty 24 orë. Ja përgjigja që i kthen këngëtari

0

Banorët e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme kanë lexuar përshëndetjet nga fansat e tyre, ndërsa këta të fundit i kanë falënderuar për mbështetjen.

Por në mes të gjithë mesazheve, ajo që ra në sy ishte një mesazh nga shqiptarët që jetojnë në Angli, të cilësuar dhe si çunat e Londrës të cilët kanë përshëndetur Luizin duke i thënë se e ndjekin në çdo orë të ditës.

Mirëpo, ata kanë treguar dhe një problem që i ka ndodhur duke ndjekur Luizin pasi sipas tyre koha e gjatë e kaluar në rrjetet sociale ka bërë që ata të harrojnë të kujdesen për “lulet”.

Në përshëndetjen e tyre shkruhej: “Na u dogjën lulet o vëlla, duke të ndjekur ty 24 orë. Të përshëndesim nga Londra.”

Ky mesazh shkaktoi të qeshura te banorët dhe Luizi nuk mund të mos e jepte përgjigjen e tij me humor, teksa i falënderoi për mbështetjen. “Po mirë mo burrë, fiki llambat kajher”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu