Daçiç i gatshëm t’i zërë vendin Vuçiç: Ma thotë dhe horoskopi, kam fat

0

Ish-ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç është i gatshëm të garojë për postin e Presidentit të ardhshëm të Serbisë. Mediat serbe shkruajnë se Daçiç është i bindur se mund të bëhet president, pasi e favorizon dhe horoskopi. Konkretisht ish-ministri ka thënë se fakti që Mërkuri po del nga shenja e tij, Bricjapi, tregon se ka fat.

“Më kanë thënë se Mërkuri po del nga shenja ime, Bricjapi, dhe do të kem fat,”- tha Daçiç.

Daçiç drejton Kuvendin e Serbisë, i cili pritet të shpërndahet më 15 shkurt dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Daçiç kryeson Partinë Socialiste Serbe. Daçiç dhe Vuçiç kanë zgjedhur të dalin të veçuar në këto zgjedhje, duke thyer koalicionin 10-vjeçar me synimin e qartë, rritjen e maxhorancës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu