Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i japin fund lidhjes së tyre disa vjeçare

0

Prej kohësh kudo në rrjet ka qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë patur një krizë në marrëdhënien e tyre dhe mund të jenë ndarë.

Shkak për aludimet u bë fshirja e fotove në rrjete sociale nga ana e këngëtares. Dyshja madje nuk ndiqnin më as njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Mirëpo së fundmi burime pranë revistës “Who”, kanë konfirmuar se lajmet janë të vërteta dhe se çifti ka vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre disavjeçare.

Megjithatë si Dafina ashtu edhe DJ Geek nuk i kanë konfirmuar këto lajme.

Këtyre zërave u shtohet edhe fakti që gjatë koncerteve, dyshja nuk e kishte më kiminë që ka pasur historikisht në skenë.

Në dukje e pamundur, por fatkeqësisht kjo mund të jetë e vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu