Moderatorja Einxhel Shkira dhe Arbëri ose siç njihet ndryshe me emrin e artit si Dj Dagz, kanë tre muaj që po shijojnë romancën e tyre të dashurisë.
Së fundmi në një postim në Instagram Einxhel dhe Dj Dagz kanë bërë të ditur për ndjekësit e tij në Instagram se si po e festojnë ata 3 muajorin e lidhjes. Dagz e ka surprizuar të dashurën e tij me filmin e animuar ‘Shrek’.
Çifti duken mjaft të dashuruar dhe nuk mungojnë dedikimet romantike. Gjithçka lindi brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ edhe pse shumë nuk besuan në vërtetësinë e lidhjes së tyre ata janë akoma së bashku edhe pse BBV tashmë ka përfunduar.