Dalin 9 ujqër nga kafazi, mbyllet kopshti zoologjik në Francë

0

Autoritetet në jug të Francës kanë mbyllur përkohësisht një kopsht zoologjik pasi një tufë me nëntë ujqër u arratisën nga një rrethim gjatë orëve të vizitës. The Guardian shkruan se asnjë njeri nuk u lëndua në incidentin fundjavën e kaluar në kopshtin zoologjik Trois Vallées në Montredon-Labessonnié në rajonin jugperëndimor Tarn, por katër nga ujqit u qëlluan për vdekje nga punonjësit e parkut dhe pesë u anestezuan nga zyrtarët lokalë në vendngjarje.

“Nuk ishin shumë njerëz në kopshtin zoologjik në atë kohë dhe në asnjë moment publiku nuk ishte në rrezik të menjëhershëm. Sidoqoftë, problemi i sigurisë nënkuptonte që kopshti zoologjik duhej të mbyllej derisa problemet të korrigjoheshin,” tha zyrtari i kopshtit zoologjik Fabien Chollet.

Pronari i parkut, Sauveur Ferrara, tha se ujqërit, të cilët ishin të ardhur së fundmi në atraksion, u arratisën pasi shkatërruan instalimet e sigurisë, por nuk u larguan kurrë nga kopshti zoologjik.

“Për shkak të sjelljes jonormale dhe të rrezikshme të disa prej tyre, katër ujqër u vranë fatkeqësisht nga personeli i parkut”, tha ai.

Në tetor 2020, kopshti zoologjik u urdhërua të mbyllej për shkak të masave të sigurisë, por urdhri i mbylljes u hoq më vonë nga një gjykatë. Faqja e mediave sociale të parkut tha se planifikon të rihapet në mes të janarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu